Një braziliane shtatzënë ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe në prag të lindjes, kur Metallica-t kishin caktuar datat për një koncert në Brazil.
Si fanse e çmendur e grupit legjendar të metalit, gruaja nuk u mendua gjatë dhe megjithëse ishte në prag lindjeje vendosi që të ndjekë koncertin, që thotë se “ndodh një herë në jetë”.
Por, një herë në jetë ndodh edhe që të lindësh fëmijë në një koncert të Metallica dhe pikërisht kjo i ndodhi brazilianes, Joise Figueiro.
Figueiro u shfaq në faqet e Washington Post, ku u intervistua për përvojën e lindjes së fëmijës së saj në stadiumin Coritiba, kur banda amerikane ishte duke kënduar “Enter Sandman”. Si për t’i vlerësuar besnikërinë, vetë lideri i grupit, James Hetfield i bëri një surprizë duke e telefonuar dhe uruar për fëmijën.
Sa për emrin e fëmijës? "Jo, nuk do ta quaj 'Sandman', sepse do ta tallnin kur në shkollë. Por, do të sigurohem që ai të tregojë historinë e vendlindjes së tij”, thotë Joise.