Në rrugëtimin e gjatë në gazetari, Sonila Meço ka patur gjithmonë afër Drinin, bashkëshortin e saj, me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë.
Në një intervistë televizive, ajo ka treguar se fillimisht ishte shumë e lumtur që punonte në të njëjtin vend me të dhe se bashkë mund të flisnin për gjithçka, edhe për punën, por jo të ishin gjatë gjithë kohës në të njëjtin ambient.
Moderatorja shtoi më tej se tashmë janë mësuar dhe kjo gjë ka bërë që lidhja e tyre të forcohej.
"Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua sepse ishte mbështetja ime më e madhe ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë, por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy. Është tjetër gjë dashuria është tjetër gjë martesa,"- tha Sonila Meço.