VIDEO/ Marjola Kaçani bëhet nënë për herë të parë, vëllai i bën dhuratën speciale

13 May 2022, 15:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Marjola Kaçani bëhet nënë për herë
Marjola dhe Jurgen Kaçani

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Marjola Kaçani është bërë nënë për herë të parë. Pasditen e djeshme ajo ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja, duke ripostuar në Instagram postimin e bashkëshortit të saj. 

“Dita më e bukur e jetës tonë, që nuk do ta harrrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit zot,” - shkruhet në storin e bërë publike.

VIDEO/ Marjola Kaçani bëhet nënë për herë

Por, ende pa kaluar 24 orë, Marjola ka marrë një surprizë të veçantë nga vëllai i saj, Jurgen Kaçani. Ky i fundit ka nxjerrë një këngë të titulluar "Nipçe".

VIDEO/ Marjola Kaçani bëhet nënë për herë

Mariola nuk e ka fshehur lumturinë për ketë dedikim që i vëllai i ka bërë djalit të saj, ku në një story në Instagram shkruan:  “Faleminderit vëlla. Eshtë dhurata më e bukur që më bëre. Ju duam shumë dajo Juri”.



Video