Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në Zvicër, mbahet 1 orë në polici: Negociova me 8 policë...!

5 August 2023, 16:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në Zvicër, mbahet 1 orë
Moderatorja Alketa Vejsiu

Moderatores së njohur shqiptare, Alketa Vejsiu i ka ndodhur një situatë e papritur por edhe e pakëndshme në Zvicër, pasi është ndaluar për gati 1 orë në një stacion policor.

Vetë Alketa thotë se shkak është bërë pasaporta e saj, që e kishte harruar në çantën e një vajze që nuk udhëtonte me të.

Ajo thotë se i është dashur të negociojë me 8 policë zviceranë që e quanin "ilegale", por në fund ia ka dalë të marrë leje qëndrimi të përkohëshme.

"1 orë në polici, në një stacion treni të Zvicrës, që s'do më bjerë rruga më në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën në çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua...Quhesha ilegale në Zvicër. E para herë që harroj pasaportën dhe ndodh në vendin më të saktë të botës.

Tani duhet dikush të më sjellë pashaportën këtu se nuk lëviz dot. Por të paktën më dhanë leje qëndrimi të përkohëshme. Me fat që kisha policë të mbarë. Negociova me 8 policë zviceran dhe më lejuan. Dasmën e kap në kohë besoj", shrkuan ajo në rrjetet sociale.

Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në Zvicër, mbahet 1 orë


Video