Në përvjetorin e parë të martesës, Rita Ora publikon fotot e dasmës

4 August 2023, 23:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në përvjetorin e parë të martesës, Rita Ora publikon

Dasma e Rita Orës dhe regjisorit Taika ëaititi ishte shumë më mahnitëse dhe e veçantë se çmund të kishim menduar.

Dyshja zgjodhën revistën e famshme Vougue, në përvjetorin e tyre të parë, për të publikuar foto dhe video të martesës private, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.

“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika ëaititi! Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan Vougue.

Vitin e kaluar, ata e mbajtën private dasmën e tyre, duke mos postuar në internet. Ata gjithashtu zbuluan se u martuan në Los Angeles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

“Në fakt ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që njerëzit shpikin dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur me të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë të parë.”

Regjisori Taika ëaititi pranon se ishte Rita ajo që e propozoi dhe ai tha po në çast.

Dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018, të cilën Taika e organizoi në shtëpinë e tij në L.A. Vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.


Video