
Festa e lakrorit që ishte parashikuar të mbahej ditën e nesërme në qytetin e Korçës, është shtyrë për shkak të motit të keq.
Kryebashkiaku i Korçës thotë se për shkak të reshjeve që pritet të përfshijnë vendin, Festa e Lakrorit shtyhet për datën 12 gusht.
"Për shkak të reshjeve të shiut, të cilat do të përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë ditën e nesërme, Festa e Lakrorit e planifikuar për datën 5 gusht, do të zhvendoset të shtunën e ardhshme në datë 12 GUSHT", shkruan Sotiraq Filo në rrjetet sociale.
Festa e Lakrorit (lloj byreku) është një manifestim tradicional i cili organizohet nën kujdesin e Bashkisë Korçës. Ky organizim zakonisht zhvillohet në një ditë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit ndërsa në thelb të saj është lakrori me dy petë i Korçës.