Akuzat për falsifikim, ironia e Luiz Ejllit: U mërzitën kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para njerëzve të gruas

9 Korrik 2023, 09:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas lajmeve se akuzohet nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka ironizuar duke deklaruar se në Lushnje u mërzitën kur mësuar se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas.

"Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas," shkruan Ejlli.

 


Video