Dua Lipa “braktis” Shqipërinë, bombardon Instagramin me foto “hot” nga Greqia

8 Korrik 2023, 14:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa me pushime në Greqi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka vendosur t’i kalojë pushimet e kësaj vere në shtetin fqinj, Greqi, duke mos zgjedhur të vizitojë Shqipërinë ndryshe nga vitet e mëparshme.

Prej disa ditësh ajo e ka bombarduar profilin e saj në Instagram me fotografi nga pushimet e nxehta që ka kaluar në ishullin turistik të Sifnos së bashku me të dashurin e saj, regjisorin francez Romain Gavras.

Dua Lipa “braktis” Shqipërinë, bombardon Instagramin me

E teksa pushimeve në Greqi duket se i ka ardhur fundi, Dua ka shkuar së fundmi në Athinë. Sipas medieve të vendit fqinj, fluturimi i këngëtares së famshme “Pop” është shtyrë me disa orë, e Dua ka vendosur ta shfrytëzojë këtë kohë duke vizituar rrënojat e Akropolit të famshëm.

Dua Lipa “braktis” Shqipërinë, bombardon Instagramin me

Nuk dihet nëse Dua do të vizitojë këtë vit Shqipërinë, aty ku e pret një vilë luksoze e gjitha për të në plazhet e kthjellëta në jug të vendit.



Video