Beatrix Ramosaj ka folur sot në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për ndarjen nga Donald Veshaj
Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Beatrix shkruan se është e lumtur dhe mirënjohëse për shumë gjëra ndonëse disa i kanë dhënë një ndjenjë parehatie. “Por kjo nuk më ndalon të eci para”, shkruan Beatrix.
Dikush e ka pyetur këngëtaren se çfarë e motivon më shumë këto kohë referuar ndarjes dhe ajo thotë se ka gjetur forcë tek njerëzit që do dhe e duan. “Gjej forcë dhe motivim te njerëzit që dua dhe më duan e mbrojnë. Doja të falenderoja gjithë fansat që më duan, dëgjojnë këngët e mia, më shpërndajnë postimet dhe çdo gjë tjetër. Nuk mund të kërkoja për fansa më të mirë. Më motivoni dhe ju dua çdo ditë e më shumë.“-shkruan ajo.
Ndër të tjera Beatrix shprehet krenare që ka gjithnjë qëllime të mira duke shtuar se “kushdo që përfiton prej kësaj tregon veten dhe asgjë për mua. Jam në rregull me çdo situatë sepse çdo gjë që bëj e bëj me zemër të pastër dhe qëllime të mira.”
A ka një mundësi rikthimi me Donaldin ose ish-at? Kështu mund të përkthehet pyetja e një ndjekëseje që shkruan: “Na tregon pak si e mbyll portën? Thjesht e përplas apo e mbyll me çelës?” Dhe Beatrix është përgjigjur: “Me çelës dhe e rrotulloj dy herë që të sigurohem që është mbyllur”, duke nënkuptuar se nuk ka rikthime.
Me deklaratat e fundit të Donaldit për Borën gjithkush do habitej po të thoshte të kundërtën.
Ndërkohë, Trixa ka takuar sot Einxhel për herë të parë që pas daljes nga “BBV”.
Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira ishin shoqe shumë të mira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo, marrëdhënia e tyre pësoi krisje dhe shkak për këtë u bë Donald Veshaj, me të cilin këngëtarja krijoi një lidhje.

Megjithatë, duket se raportet mes vajzave kanë ndryshuar sërish, pasi ato janë takuar sot
Ishte Trixa që ka ndarë një foto në Instastory. “Më në fund ritakim”, ka shkruar Ramosaj përmbi foton.