Beatrix Ramosaj është gjithë aktive në rrjetet sociale ku përditëson fansat e saj me të rejat rreth vetes.
Sot, Beatrix ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat ku njëri prej tyre e ka pyetur për mësimin më të madh që ka marrë nga ky vit.
Me përgjigjen e saj, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është penduar për atë që krijoi me Donaldin.
“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë.”, shkruan ajo.
Dyshja i dha fund romancës që nisi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP mënjeherë pasi mbaroi spektakli, nndërsa arsyeja nuk u bë kurrë publike.
