A ia dha lekët Ilir Shaqiri? Sabiani zbulon të vërtetën

21 Qershor 2024, 23:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini

“Ti je 100 mijë euroshi im”. Kjo shprehje e Ilir Shaqirit për Sabian Medinin ishte ndër batutat më ikonike nga edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania”.

Dy artistët nisën një miqësi me njëri-tjetrin gjatë reality show-t, që mesa duket vijon ende.

I pyetur nga moderatorja Erjola Doçi, në një intervistë për “Top Arena”, nëse e ka ende zemrën e balerinit, këngëtari u përgjigj:

“Patjetër. Është miku im më i mirë”.

Moderatorja e ngacmoi Sabianin, teksa kërkoi të dijë nëse Iliri i ka dhënë para.

“Ishte në mënyrë figurative. Më ka bërë dhuratën që i ka dashur zemra. Aq sa ka mundur”, u përgjigj këngëtari.

Video