"Kur të mos jetë Gramozi, s'do jem as unë" - Deklarata e Ramës në 2025, por sot Gramoz Ruçi nuk ishte në asamblenë e PS

14 Nëntor 2026, 13:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Kur të mos jetë Gramozi, s'do jem as unë" -

Gramoz Ruçi nuk ishte sot i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste, një mungesë që bie në sy për shkak të rolit të tij në PS dhe pas vitesh të tëra angazhimi në jetën politike dhe organizative të kësaj force politike. 

A duhet të shqetësohen socialistët? Nëse i referohemi një deklarate të kryeministrit Edi Rama të bërë në vitin 2025, përgjigjja mund të gjendet mes batutave të tij të asaj kohe.

Gjatë një feste të Partisë Socialiste, Rama iu drejtua të pranishmëve duke përmendur edhe Gramoz Ruçin, të cilin e cilësoi si një nga figurat e rëndësishme të partisë. Në atë moment, kryeministri bëri një deklaratë që sot, pas mungesës së Ruçit në Asamble, merr një tjetër vëmendje.

“Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni”, u shpreh Rama në vitin 2025.

Burime bëjnë me dije se arsyeja e mungesës së Gramoz Ruçit është refuzimi i tij për të votuar përjashtimin e Elisa Spiropalit. 


Video