Zelensky: Veprimi rus në Donbas është gjenocid

27 May 2022, 07:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: Veprimi rus në Donbas është gjenocid
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një gjenocidi në rajonin lindor të Donbasit.

Qyteti Sievierodonetsk është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse.

Presidenti i Ukrainës tha se sulmi brutal i forcave ruse mund të bëjë që i gjithë rajoni të mbetet i pabanuar.

“Pushtimet ruse mund të bëjnë rajonin të pabanuar. Është e dukshme se Rusia po kryen gjenocid në Donbas.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Ata duan të djegin  Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Sievierodonetsk, po ashtu edhe  Volnovakha, si Mariupol.”

 


Video