Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Lamtumirë Ray Liotta! Aktori i famshëm i Hollywood ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në moshën 67-vjeçare.
Aktori ka ndërruar jetë teksa ishte në gjumë.
Liotta ndodhej në Republikën Dominikane ku po xhironte filmin “Dangerous Waters”.
Liotta mori famë botërore me filmin e vitit 1990 “Goodfellas” dhe me regji të Martin Scorsese, një ngjarje e bazuar mbi historinë e vërtetë të mafiozit Henry Hill, ku luajti në krah të Robert De Niro dhe Joe Pesci.
Aktori me origjinë italiano-skoceze ishte bashkë me të fejuarën në Republikën Dominikane dhe autoritetet kanë konfirmuar se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.