Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës deklaron se të gjithë janë përgjegjës për vendin dhe se të gjithë kanë treguar gatishmëri për luftuar kundër ushtrisë ruse. Zelensky gjithashtu ka përsëritur thirrjen për t’u anëtarësuar në BE:
“Ne i bëjmë thirrje BE që menjëherë t’i bashkohet Ukrainës përmes një procedure më speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë, por qëllimi është të jemi europiane dhe më e rëndësishmja të barabartë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera presidenti ukrainas ka theksuar se të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë:
“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë,” tha Zelenksy.
Të burgosurit do të lirohen për të mbrojtur atdheun nëse sot nuk do të arrihet një marrëveshje mes delegacionit Ukrainas dhe atij rus, të cilët sot po zhvillojnë një takim në Bjellorusi.
Në Ukrainë ka 32 burgje paraprake, 131 burgje për të rritur dhe 8 koloni për kriminelët e mitur. Sipas të dhënave për burgjet në Ukrainë ka 48.755 të burgosur, ku 3.8% janë femra dhe 0.2% janë të mitur.