"O ma eja më merr", ushtarët e Putinit të demoralizuar dhe me lot në sy (Video)

28 February 2022, 11:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"O ma eja më merr", ushtarët e Putinit të demoralizuar

Ushtria ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të dorëzuar e të demoralizuar, shumica të lindur në vitet 2000 të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta.

“Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob luftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjec”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys Kremenetsky.

"O ma eja më merr", ushtarët e Putinit të demoralizuar

Ai ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë deri më sot. “Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, u kemi dhenë ushqime dhe ujë madje i kemi lejuar të komunikojnë në telefon me prindërit e tyre”.

"O ma eja më merr", ushtarët e Putinit të demoralizuar

Sakaq në rrjetet sociale shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video ku ushtarët rusë u kërkojnë nënave dhe baballarëve t’i marrin. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë luftuar por kanë lënë armët dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.

 


Video