“Lamtumirë babi”, pamje të trishtueshme nga kufiri i Ukrainës (Foto)

28 February 2022, 10:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Lamtumirë babi”, pamje të trishtueshme nga kufiri i

Eksodi i madh pushtoi terminalin e trenit 43 milje larg kufirit polak, duke shkaktuar një rrëmujë drejt platformave.  Shumë prej tyre i kishin çuar të dashurit në vende të sigurta përpara se të hidheshin në trenin e parë për në vijën e pare të luftës. 

Ukraina i ndaloi të gjithë burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç që të largoheshin nga zona e luftës – për t’i vënë ata të disponueshëm për të luftuar. Studenti ukrainas i drejtësisë Oleh, 21 vjeç, udhëtoi nga shtëpia e tij Çekia për t’ju bashkuar luftës. Ai tha: “Ky ishte një vendim i lehtë për mua. Unë dua të shpëtoj shtëpinë time dhe njerëzit e mi. Aleksander Malovanyi, 46 vjeç, nga Kievi, u plagos nga një sulm me raketë rus duke luftuar për Ukrainën në Luhansk në vitin 2014, por tani është i përgatitur të marrë përsëri armët.

Qindra gra dhe fëmijë që ikën nga Ukraina mbërritën në Poloni pas 17 orësh në kufi pa ujë dhe ushqim. Baballarët u panë duke i futur fëmijët e tyre në trena të sigurt dhe duke i dhënë puthjen e lamtumirës  përpara se të ktheheshin për t’u përballur me luftën në vendin e tyre.

“Lamtumirë babi”, pamje të trishtueshme nga kufiri i

“Lamtumirë babi”, pamje të trishtueshme nga kufiri i

“Lamtumirë babi”, pamje të trishtueshme nga kufiri i

 



Video