Bisedimet me Rusinë, mbërrin delegacioni ukrainas (Video)

28 February 2022, 11:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bisedimet me Rusinë, mbërrin delegacioni ukrainas (Video)

Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”.

Kjo ka qenë ndër kërkesat e para që delegacioni ukrainas do të parashtrojë për bisedime me Rusinë. Takimi është caktuar në kufirin ukrainas-bjellorusi, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase.

Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.

 


Video