Fjalimi i fundit i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky drejtuar kombit shënon ditën e 50-të të luftës dhe në të ai ka nderuar mbrojtësit e Ukrainës.
“Njerëz të pathyeshëm të vendit më të guximshëm. Kemi rezistuar tashmë 50 ditë. Pesëdhjetë ditë agresion rus, megjithëse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë ditë”, ka thënë fillimisht ai.
“Kjo periudhë, gjatë këtyre 50 ditëve kam parë shumë liderë botërorë në një mënyrë tjetër”, thotë ai, duke kujtuar bisedat dhe takimet e tij me shumë liderë perëndimorë.
“Kam parë politikanë që sillen sikur nuk kishin pushtet. Dhe kam parë jo politikanë që kanë bërë më shumë në këto 50 ditë se disa shtetarë që pretendonin për lidership”, vijon ai.
Ai nuk përmendi hapur fundosjen e anijes së Rusisë Moskva, por vlerësoi trupat ukrainase “të cilat kanë treguar se anijet ruse mund të shkojnë… vetëm në fund”.
Pesëdhjetë ditët e mbrojtjes sonë janë një arritje”, ka shtuar Zelensky.
“Arritje e miliona ukrainasve. Të gjithë atyre që morën vendimin kryesor në jetë më 24 shkurt – të luftojnë. Të jenë njerëzor. Të mos dorëzohen. Dhe të mos tradhtojnë”
Ndërkohë përmes një videoje presidenti ukrainas falënderoi popullin ukrainas për rezistencën 50 ditore ndaj pushtimit të ushtrisë ruse.
“Falë Zotit, forcave të armatosura të Ukrainës, popullit tonë –ne kemi mbrojtur pjesën më të madhe të vendit tonë”, tha Zelensky në një fjalim në Telegram.
Volodymyr Zelensky e përshkroi rezistencën ukrainase si “arritje të miliona ukrainasve, të cilët më 24 shkurt morën vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, të luftonin”.
“50 ditët tona të mbrojtjes janë një arritje. Një arritje e miliona ukrainasve”, këmbënguli kreu i shtetit. Askush nuk ishte i bindur se ne do të mbijetonim”, tha Zelensky.
50 днів нас намагаються знищити. 50 днів ???????? народ героїчно чинить спротив. Ми не боїмося нічого, бо знаємо за що боремося. У нас достатньо сміливості покінчити зі злом.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 14, 2022
Припиніть годувати ???????? військову машину. Допоможіть ???????? зі зброєю. Тоді мир та добро переможуть значно швидше. pic.twitter.com/eGu3d2Ht9i