Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për diversifikimin e eksporteve të energjisë ruse drejt Azisë. Putin paralajmëroi se vendet europiane po destabilizojnë tregun duke hequr gazin dhe naftën ruse, edhe sepse sipas tij, vendet europiane nuk mund ta bëjnë dot menjëherë.
“Tentativat për të hedhur jashtë furnizuesit rusë, zëvendësimi i resurseve tona energjetike me dërgesa shtesë, do të prekë në mënyrë të pashmangshme të gjithë ekonominë botërore”, tha ai.
Gjatë një fjalimi ditën e sotme, Putin tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj “hap pas hapi” në “tregjet me rritje të shpejtë të jugut dhe lindjes”.
E gjithë kjo lëvizje, që mendohet të ndodhë në një të ardhme të afërt vjen pas angazhimit të vendeve të Perëndimit për të ndërprerë varësinë nga gazi dhe nafta ruse, e cila ka shkaktuar një krizë të vërtetë dhe rritje çmimesh në shumë vend.
BE dhe SHBA vendosën sanksione të shumta ndaj Rusisë dhe eksporteve të saj kryesore për shkak të ofensivës që ky vend po zhvillon ndaj fqinjëve të Ukrainës.
Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptonte se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse.
Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga Bashkimi Evropian, i cili importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga Rusia.