Incident në fushatën e Le Pen, kandidatja: Macron një autoritar

14 April 2022, 17:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Incident në fushatën e Le Pen, kandidatja: Macron një autoritar

Dy rivalët e Francës për presidencën kanë shkëmbyer akuza pasi një grua u keqtrajtua pasi protestoi kundër lidhjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me Vladimir Putinin e Rusisë.

Protestuesja u tërhoq zvarrë përgjatë dyshemesë pasi ajo mbajti një tabelë në formë zemre që tregonte zonjën Le Pen duke u takuar me liderin rus në vitin 2017.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, Le Pen tha se njerëzit duhet të indinjohen që konferencat e shtypit zgjedhor mund të ndërpriten.

Votimi do të mbahet më 24 prill.

Marine Le Pen, udhëheqësja e ‘Manifestimit Kombëtar”, doli e dyta pas Emmanuel Macron në raundin e parë, të mbajtur të dielën e kaluar, por sondazhet thonë se ajo është vetëm disa pikë prapa presidentit aktual në garën për balotazh.

Macron e ka akuzuar rivalen e tij se ka pikëpamje "autoritare", duke hedhur poshtë imazhin më të moderuar që ajo ka mbajtur gjatë fushatës presidenciale. Më parë ai i ka dënuar politikat e saj si raciste.

Le Pen tha të enjten se Franca nuk kishte pasur kurrë një president që të kishte shfaqur aq autoritarizëm sa Macron, për shkak të trajtimit të protestuesve jelekverdhëve. Ajo vazhdoi duke thënë se nëse bëhet presidente mund të ketë një referendum për kthimin e dënimit me vdekje.


Video