Janë dashur dy vite që zëdhënësja e Pentagonit, Kingsley Wilson të reflektojë duke fshirë postimin kontrovers në rrjetet sociale ku deklaronte se “Kosova është Serbi”.
Wilson e kishte deklaruar këtë në rrjetin social “X”, i njohur më parë si Twitter, në vitin 2023, kohë përpara se të merrte postin e sekretares për mediat në Pentagon.
Megjithatë, shumë shqiptarë, ndër ta edhe aktivistja Evi Kokalari ia kanë kujtuar vazhdimisht deklaratën, e cila nuk është ndër të vetmet deklarata kontroverse që ajo ka bërë.
Në një intervistë për One America News në vitin 2023, Wilson bëri thirrje që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të arrestohej, si dhe vlerësoi "njohuritë enciklopedike të Vladimir Putinit për historinë e popullit të tij" në intervistën e Tucker Carlson me Putinin.