Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, Albin Kurti, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj!

9 Nëntor 2025, 09:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Kosovë.

Pas daljes nga qendra e votimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Kurti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në proces.

Kurti tha se fletëvotimi ishte i thjeshtë me dy emra dhe njëri prej tyre bëhet kryetar në mbrëmje.

“Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë”, tha kryeministri në pëmbyllje të fjalës së tij.


Video