Zgjedhjet në Kosovë/ Ndalohen dy persona për dhënie dhe marrje ryshfeti

9 Nëntor 2025, 12:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Në Fushë Kosovë janë ndaluar dy persona për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin që po zhvillohet sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët në 18 nga 38 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave të tyre.

Ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës,  me vendim të Prokurorit të shtetit,  janë ndaluar dy persona,  për shkak të dyshimit të  veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, është  sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit.


Video