Zbulohet varri masiv në Buzova, i mbushur me dhjetëra trupa civilësh

10 April 2022, 13:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet varri masiv në Buzova, i mbushur me dhjetëra trupa
Buzova

Një varr masiv me dhjetëra trupa civilësh ukrainas u zbulua në Buzova, një qendër e vogël e çliruar disa kilometra në perëndim të kryeqytetit Kiev. Kështu deklaruan disa zyrtarë lokalë, sipas Guardian dhe Reuters.

Taras Didych, kreu i komunitetit të Dmytrivka, i cili përfshin Buzova dhe disa fshatra të tjerë fqinj, i tha TV ukrainas se varri masiv ndodhet pranë një stacioni karburanti.

Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.


Video