Blinda dhe sisteme kundër anijeve, Britania përforcon ushtrinë ukrainase

9 April 2022, 21:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Blinda dhe sisteme kundër anijeve, Britania përforcon ushtrinë

Britania e Madhe do të dërgojë 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve për të mbështetur Ukrainën, tha Downing Street pas bisedimeve midis kryeministrit Boris Johnson dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Është për shkak të udhëheqjes së vendosur të Presidentit (Volodymyr) Zelensky dhe heroizmit dhe guximit të pamposhtur të popullit ukrainas që synimet monstruoze të (Vladimir) Putinit po pengohen”, tha Boris Johnson pas takimit me Zelensky, sipas një deklarate të Downing Street.

Më parë, një zëdhënës tha se kryeministri udhëtoi në Kiev për të përcaktuar "një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake" prej 650 mln eurosh.

 


Video