Arma më e fuqishme e të gjitha kohërave: Çfarë përmban valixhja bërthamore e Presidentit të SHBA

8 April 2022, 22:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arma më e fuqishme e të gjitha kohërave: Çfarë
Valixhja bërthamore e Presidentit të SHBA

Valixhja e zezë që e ndjek gjithmonë Presidentin e SHBA-së, është arma më e fuqishme e të gjitha kohërave. Ja se çfarë përmban dhe si mund të shkaktojë fundin e botës.

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë. Valixhja mban kryesisht…letra.

Dokumenti më i rëndësishëm është Black Book, një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një sulm eventual mund të shkaktojë. Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja kushton 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike “kodet e sulmit” janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.

Bëhet fjalë për një lloj karte krediti në të cilën mbahen kodet që i duhen Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’u identifikuar dhe për të dhënë një urdhër specifik sulmi bërthamor sipas protokolleve në valixhe.

Në rast të një sulmi, pak momente pas urdhrit dramatike, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit: ato janë të dislokuara në pika të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por edhe në nëndetëse dhe anije në lëvizje nëpër oqeanet e të gjithë botës.

Presidenti është i vetmi që mund të japë urdhrin për një sulm nuklear. Urdhëri duhet të konfirmohet edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, por që nuk ka asnjë fuqi vetoje: ai limitohet vetëm me faktin për të konfirmuar nëse presidenti e ka dhënë vërtet atë urdhër.


Video