Johnson vizitë surprizë në Kiev, takohet me Zelensky-n

9 April 2022, 18:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Johnson vizitë surprizë në Kiev, takohet me Zelensky-n

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka vizituar në mënyrë të beftë Kievin, në një vizitë që është mbajtur e fshehtë për arsye të kuptueshme sigurie nga stafi i tij.

Johnson u takua me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe të dyja stafet përkatëse e konfirmuan këtë.

Vizita e zotit Johnson filloi me një takim kokë më kokë me zotin Zelenskiy, tha në Facebook Andriy Sybiha, zëvendës shefi i stafit i zyrës së presidentit të Ukrainës. Kryeministri Johnson u takua me zotin Zelenskiy "në një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas," tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

"Ata diskutuan për mbështetjen afatgjatë të Britanisë për Ukrainën dhe kryeministri do të ofrojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake", tha zëdhënësi.

Vizita e zotit Johnson në kryeqytetin ukrainas nuk ishte njoftuar paraprakisht.

“Britania do të dërgojë më shumë armë mbrojtëse në Ukrainë dhe do të punojë me partnerët e G7 për të vënë në shënjestër çdo shtyllë të ekonomisë ruse për të bërë të mundur dështimin e Putinit”, shkruante kryeministri Johnson në Twitter më herët të shtunën.


Video