Ukraina dhe Rusia kryejnë shkëmbimin e tretë të robërve të luftës

9 April 2022, 21:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina dhe Rusia kryejnë shkëmbimin e tretë të robërve

Ukraina ka kryer një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, shkëmbimi i tretë i tillë që nga fillimi i luftës, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk në një postim në internet.

Marrëveshja me rusët do të thotë se 12 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob do të kthehen në shtëpi, tha Vereshchuk.

Ajo shtoi se nga kjo marrëveshje, Rusia do të rikthejë edhe 14 civilë që mban si të zënë rob.

Megjithatë, Ukraina nuk dha asnjë detaj se sa rusë janë liruar në këmbim.


Video