Vuçiç krahason veten me Joe Biden: Nëse flet 25 minuta, mund ta bëj!

23 September 2024, 09:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç krahason veten me Joe Biden: Nëse flet 25 minuta, mund
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë para gazetarëve se duhet të trajtohet njësoj me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në OKB.

Komentet Vuçiç i bëri para mbledhjes në OKB, ku tha se dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta, njësoj si Biden dhe se askush nuk mund ta ndalojë.

“Nëse Biden mund të flasë për 25 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë. Serbia do të jetë e barabartë, nëse Lavrov dhe Erdogan mund të flasin më gjatë, edhe unë. Nuk do të mund të më përjashtojnë mua”, tha më tej Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën.

Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t’i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç.


Video