Tërmet i fortë në Greqi

22 September 2024, 20:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet i fortë në Greqi
Foto ilustruese

Një tërmet është regjistruar pak minuta më parë në Gortini të Greqisë. Tërmeti ka rënë në orën 21:27 (me kohën lokale) dhe sipas Institutit të Gjeodinamikës ka ndodhur në verilindje të Lalasit, Ilia.

Tërmeti, sipas vlerësimeve fillestare, ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ka qenë 5 km.

Paraprakisht nuk ka raportime për dëme, por është ndjerë shumë te banorët duke shkaktuar edhe panik. Kujtojmë që një tërmet 4.5 ballë goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Rodosit, ndërsa aktivitet sizmik ka patur edhe në Bosnje.

Tërmet i fortë në Greqi
Harta e tërmetit

Video