Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka dështuar për të katërtën herë testimi i raketës ndërkontinentale ruse model RS-28 Sarmat, e njohur edhe me pseudonimin "Satan".
Raketa ka shpërthyer gjatë tentativës për lëshim, duke shkaktuar një krater të madh në pistë në kozmodromin Plesetsk në Arkhangelsk.
Sarmat konsiderohet një pjesë kyçe e arsenalit strategjik të Rusisë, por dështimet e vazhdueshme kanë ngritur shqetësime për efektivitetin e saj.
Siç deklarojnë autoritetet ruse, raketa hipersonike që përdor tre faza me lëndë djegëse të lëngshme, ka një rreze prej 18 mijë kilometrash, peshon 200 ton dhe mund të pajiset me kokë termonukleare.