Izraeli po heton nese lideri i Hamasit, Yahya Sinwar eshte vrare apo jo ne Gaza, bazuar ne informacionin e inteligjences ushtarake!” E shkruajne mediat izraelite, duke nenvizuar megjithate se skenari duket i pamundur. Një burim i afërt - shkruan The Times of Israel - deklaroi se "ka pasur raste në të kaluarën kur ai u zhduk dhe menduam se kishte vdekur, por më pas ai u rishfaq". Për momentin nuk ka informacione që konfirmojnë apo jo vdekjen e tij, shkruajnë ende mediat.
Sinwar, udhëheqësin e grupit militant për Gazën, është arkitekti i sulmit më shkatërrues ndaj Izraelit në dekada dhe ka qëndruar i fshehur në Gazë.
Ndërkohë forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bombarduan mbrëmë një kompleks shkolle në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën tre persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në bastisje, dhe se shkolla e shënjestruar "Khaled bin Al-Walid" ishte shndërruar në një qendër për njerëzit e zhvendosur.
Nga ana e tyre, IDF pretendon se helikopterët izraelitë goditën terroristët e Hamasit në një qendër komanduese të lëvizjes islamike që ishte përfshirë në shkollën e mëparshme, "përdorur për të planifikuar dhe kryer sulme" kundër shtetit hebre.