VIDEO / Trump pret Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë, pritet firmosja e marrëveshjes për mineralet

28 February 2025, 17:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Trump pret Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë, pritet
Takimi Trump-Zelenski në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenski ka mbërritur pak çaste më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai është pritur nga presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili i kërkon me ngulm të nënshkruajnë një marrëveshje ekonomike që do e bëjë SHBA-në investitore dhe përfituese kryesore nga mineralet e rralla, gazi dhe nafta e Ukrainës.

Më herët, Zelenski e ka kundërshtuar marrëveshjen, por së fundmi raportohet se ajo do të nëshkruhet pasi është rinegociuar dhe është arritur në një dakordësi.

Nga ana tjetër, Trump ndryshoi dje qëndrimin për Zelenskin, ku pasi e quajti “diktator” disa ditë më parë, u shpreh se nuk mbante mend ta kishte thënë një fjalë të tillë dhe shtoi se Zelenski është një prej presidentëve më të mirë që ka pasur Ukraina.


Video