Dhjetra mijëra studentë nga e gjithë Greqia, por edhe qytetarë e personazhe publike, kanë marshuar sot në Athinë, në një protestë masive për të kërkuar drejtësi për aksidentin tragjik të Tempit, ku 57 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Sintagma” në Athinës, ku kanë kërkuar të mbahen përgjegjës zyrtarë për tragjedinë e dy viteve më parë. Në shesh nuk kanë munguar as incidentet dhe përplasjet e dhunshme me policinë.
Protestuesit kanë hedhur shishe molotovi dhe gurë, ndërsa policia u është përgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.
View this post on Instagram
Të paktën 13 protestues raportohet se kanë mbetur të plagosur, 27 të tjerë janë arrestuar. I plagosur ka mbetur edhe një polic.
Protesta më të vogla janë organizuar edhe në qytete të tjera të Greqisë.
Në tragjedinë e Tempit humbën jetën edhe gjashtë studentë shqiptarë.