Trump pret Starmer në Shtëpinë e Bardhë: Trupat paqeruajtëse britanike, do i ndihmojmë nëse sulmohen në Ukrainë

27 February 2025, 20:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump pret Starmer në Shtëpinë e Bardhë: Trupat
Trump dhe Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai do të "ndihmojë" ushtarët britanikë nëse ata sulmohen gjatë misionit paqeruajtës në Ukrainë, por në mënyrë të përsëritur hodhi poshtë idenë se SHBA mund të ofrojë trupat e saj si paqeruajtëse aty.

I pyetur nga The Daily Telegraph në Zyrën Ovale nëse SHBA do t'i vinte në ndihmë Britanisë nëse do të sulmoheshin nga Rusia duke ruajtur paqen në Ukrainë, Presidenti amerikan përfundimisht tregoi se do ta bënte.

"Unë jam kujdesur gjithmonë për britanikët. Ata nuk kanë nevojë për shumë ndihmë... Ata mund të kujdesen për veten e tyre... tingëllon sikur është evazive, por nuk është evazive. Ju e dini se britanikët kanë ushtarë të jashtëzakonshëm, ushtri të jashtëzakonshme dhe ata mund të kujdesen për veten e tyre. Por nëse kanë nevojë për ndihmë, unë do të jem gjithmonë me britanikët, mirë? ... por ata nuk kanë nevojë për ndihmë", tha Trump.

Kur Trump u pyet më herët nëse forcat amerikane mund të vendoseshin si një ndalesë në Ukrainë, një kërkesë kyçe nga Britania e Madhe, aihodhi poshtë gjasat që do të ishte e nevojshme.

"Epo, ka një 'backstop'. Së pari ju keni vendet evropiane, sepse ato janë pikërisht atje, ne jemi shumë larg, ne kemi një oqean mes nesh. Por ne duam të sigurohemi që të funksionojë.

Ne jemi një 'backstop' sepse do të jemi atje, do të punojmë në vend. Kjo është një gjë e mirë ekonomikisht për ta sepse... do të kemi shumë njerëz atje... kështu që thjesht nuk mendoj se do të keni ndonjë problem", tha Trump.


Video