Qosja: Shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar!

27 February 2025, 12:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qosja: Shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e
Albin Kurti/ Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka thënë se nuk mund të shërohet Kosova pa u shkarkuar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Me anë të një postimi në Facebook, Qosja akuzoi prokurorët dhe gjyqtarët se kanë formuar diktaturë gjyqësore dhe po e mbrojnë korrupsionin sistematik.

“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën. Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka shkruar Qosja.


Video