Shëndeti i Papa Françeskut po përmirësohet, por prognoza mbetet e rezervuar.
Ky është buletini më i fundit mjekësor nga Vatikani. Gjendja klinike e Atit të Shenjtë në 24 orët e fundit ka treguar një përmirësim të mëtejshëm, të lehtë.
“Insuficienca e lehtë renale e përjetuar ditët e fundit është kaluar. CT e gjoksit, e kryer mbrëmjen e djeshme, tregoi një evolucion normal të inflamacionit pulmonar. Analizat e sotme të gjakut dhe ato hematologjike konfirmuan përmirësimin e djeshëm”, thuhet në njoftim.
Ati i Shenjtë vazhdon terapinë me oksigjen të lartë. Edhe sot ai nuk ka paraqitur kriza respiratore astmatike.
Fizioterapia e frymëmarrjes vazhdon. Edhe pse ka një përmirësim të lehtë, prognoza mbetet e rezervuar.
Në mëngjes Ati i Shenjtë mori Eukaristinë. Pasditja iu kushtua aktiviteteve të punës.