VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, të paktën 9 të vdekur

4 Nëntor 2024, 08:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të paktën 9 persona vdiqën për shkak të shpërthimeve ë vullkanit të malit Lewotobi Laki-Laki në Indonezinë lindore, thanë autoritetet, duke urdhëruar banorët e fshatrave aty pranë që të evakuohen.

Llava përshkroi rreth 4 kilometra nga krateri, duke djegur dhe dëmtuar shtëpitë e banorëve, përfshirë edhe një manastir murgeshash katolike. Autoritetet janë ende duke mbledhur të dhëna për numrin e të evakuuarve dhe ndërtesave të dëmtuara.

Agjencia kombëtare e vullkanologjisë e Indonezisë ngriti nivelin e alarmit në maksimum në zonë dhe u bëri thirrje banorëve dhe turistëve të mos angazhohen në asnjë aktivitet brenda një rrezeje prej të paktën shtatë kilometrash rreth kraterit.

Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik mbi pllaka të shumta tektonike.

Ky shpërthim pason një seri shpërthimesh të vullkaneve të ndryshme në Indonezi. Në maj, një vullkan në ishullin e largët të Halmahera, mali Ibu, çoi në evakuimin e njerëzve nga shtatë fshatra.

Vullkani Ruang i Sulaëezit të Veriut shpërtheu gjithashtu në maj dhe bëri që autoritetet të evakuonin më shumë se 12,000 njerëz.

@voxnews.al

Shpërthen vullkani në Indonezi, të paktën 9 të vdekur

? original sound - Vox News

Video