Greqia "shkundet" nga tre tërmete të forta pranë Selanikut! Njëri me magnitudë 5.3 ballë

3 Nëntor 2024, 18:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Greqia është tronditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme pasditen e sotme, ku më i forti ka qenë i magnitudës 5.3 i shkallës Rihter.

Tërmetet kanë qenë me epiqendër në Néa Moudhaniá, rreth 60 kilometra në vijë ajrore nga qyteti i Selanikut.

Pas tij është regjistruar një tërmet tjetër me magnitudë 4.2 ballë si dhe dy tërmete të voga, të konsideruara si pasgoditje.

Paraprakisht nuk raportohet për të dëmtuar, ndonëse qytetarët janë përfshirë nga paniku duke dëshmuar se lëkundjet u ndjenë tepër të forta.

Greqia "shkundet" nga tre tërmete të forta pranë
Tërmeti në Greqi

Video