Video shokuese nga Brazili / Gruaja çon të vdekurin në bankë për të marrë kredi: "Nuk ka gjë, është vetë pak i zbehtë"

17 April 2024, 17:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video shokuese nga Brazili / Gruaja çon të vdekurin në
Gruaja çon të vdekurin në bankë për të marrë kredi

Ky është momenti kur një grua shkoi në një bankë së bashku me një person të vdekur për të firmosur një kredi në emër të tij.

Gruaja e çoi kufomën me anë të një karrigeje me rrota dhe dyshohet se u përpoq ta detyronte atë të “merrte” një kredi në emrin e saj, ndërsa ia mbante kokën lart.

Stafi i bankës pyeti gruan se pse personi që do të firmoste ishte kaq i zbehtë.

Punonjësit e bankës filluan të filmonin çiftin dhe përfunduan duke thirrur një ambulancë dhe policinë, ndërsa ajo përdori dorën për të mbajtur kokën e pensionistit të ndjerë drejt dhe i tha: ‘Xhaxha, po dëgjon? Duhet ta firmosësh. Unë nuk mund të nënshkruaj për ty”.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Brazil.

Një punonjës banke që ishte dëshmitar i skenës i tha gruas: "Unë nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë." Ajo u përgjigj: "Ai është i tillë’ para se t’i thoshte të ndjerit: ‘Nëse nuk je mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh sërish në spital?".


Video