Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hezbollahut

16 April 2024, 20:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hezbollahut
Momenti para goditjes së makinës ku ndodhej komandanti i Hezbollah

Komandant i sektorit bregdetar të Hezbollahut dhe zyrtar i lartë në disa pozicione të krahut ushtarak të Hezbollahut, Ismail Yusuf Baz është eliminuar nga forcat izraelite.

Ai ka mbetur i vrarë nga një sulm me precizion të lartë drejt makinës së tij në lëvizje.

Sipas Forcave Izraelite, Ismail ishte i përfshirë në promovimin dhe planifikimin e lëshimeve të raketave drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit.

Gjatë luftës, ai organizoi dhe planifikoi një sërë sulmesh terroriste kundër Izraelit.


Video