Opozitari serb Nikola Sanduloviç thotë se se fundmi ka patur një tentativë për të vrarë vajzën e tij Klarën.
Sandukoviç u bë i njohur në Shqipëri dhe Kosovë pasi nderoi të rënët e familjes Jashari në Kosovë. Menjëherë pas gjestit të tij, ku ai kërkoi dhe falje, Sanduloviç u rrëmbye dhe u dhunua barbarisht nga shërbimet sekrete serbe.
Ai thotë se kanë tentuar t’i vrasin vajzën, duke i hedhur sheqer në motorin e makinës, çka shkaktoi bllokimin e tij.
Deklarata e Sanduloviç:
Pas rrëmbimit tim dhe tentativës për vrasje, tashmë vajza ime Klara ishte shënjestër e një atentati!!!
Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuar, çka bllokoi plotësisht motorin ndërsa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk shkaktoi një shpërthim. Vetëm me qetësinë e saj arriti të shmangë një aksident gjatë ngarjes së makinës dhe të ndalojë në mënyrë të sigurt makinën. Makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është derdhur në rezervuar. Regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht mua dhe vajzën time Klara. A do ta shikojë bota dhe komuniteti ndërkombëtar me qetësi dhe do ta lejojnë të ndodhë? A ka pasur një rast identik me opozitarin e vrarë Navalny?