Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur gjashtë komandantë rusë vriten në një pritë ukrainase. Ata po ecnin autokolonë me dy makina në momentin kur iu bie raketa antitank, teksa ky moment dramatik është filmuar nga kamerat.
Pamjet, që mendohet se janë kapur në vijën e frontit të Donbasit pranë Avdiivkas, tregojnë se si automjeti i parë u hodh në erë përpara se i dyti të përmbysej.
Videoja u postua në internet të premten nga Anatonly Shtefan, i cili është një kolonel në Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Shtefan, i cili pseudonimin ‘Stirlitz’ në rrjetet sociale, tha se sulmi u krye nga trupat e brigadës së 56-të të Motorizuar.
Sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, kjo brigadë është aktualisht në veprim rreth Avdiivka, që ndodhet disa milje në veri të qytetit të Donjeckut të kontrolluar nga Rusia.