Vizita në Tajvan, Kina vendos sanksione ndaj Nancy Pelosit dhe familjarëve të saj

5 August 2022, 13:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vizita në Tajvan, Kina vendos sanksione ndaj Nancy Pelosit dhe
Nancy Pelosi, Tajvan

Vizita e Nancy Pelosit ka rritur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit.

Mediat e huaja shkruajnë se Kina ka vendosur sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj.

Ky vendim është marrë pas vizitës së saj në Tajvan. Njoftimi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.

“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së “insistoi të shkonte në Tajvan pa marrë parasysh shqetësimet serioze të Kinës dhe kundërshtimin e fortë, duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, duke dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në një shënim të lëshuar nga Ministria e Jashtme, në të cilën gjithashtu theksohet: Pelosi ka shkelur seriozisht parimin e Një Kinës dhe ka kërcënuar seriozisht paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit”.

Më pas vazhdoi: “Në përgjigje të provokimit skandaloz të Pelosit, Kina vendos të miratojë sanksione ndaj saj dhe anëtarëve të familjes së saj të ngushtë në përputhje me ligjet përkatëse të Republikës Popullore të Kinës”.


Video