VIDEO/ Mediat shkruajnë se është sëmurë, Putin shfaqet mes ushtarëve dhe qëllon me snajper

20 October 2022, 20:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Mediat shkruajnë se është sëmurë, Putin shfaqet
Vladimir Putin

Shpesh herë, mediat perëndimore kohët e fundit kanë raportuar se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë, por ku i fundit është shfaqur sot mes ushtarëve në një qendër trajnimi ushtarak në rajonin Ryazan në juglindje të Moskës.

Agjencia vendase e lajmeve “Sputnin”, ka ndarë pamje nga takimi i presidentit me ushtarët. Putin shfaqet mes rekrutëve të rinj që janë thirrur për të luftuar në Ukrainë, dhe pa ngurim është shtrirë në tokë për të qëlluar me snajper.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, presidenti rus bën disa qitje me snajper dhe më pas largohet i qeshur, duke u përshëndetur me ushtarakun që e udhëzoi. Video e mëposhtme është ndarë nga mediat ruse.


Video