Dorëheqja e Truss, Macron: Britania duhet të gjejë stabilitet sa më shpejt

20 October 2022, 17:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqja e Truss, Macron: Britania duhet të gjejë stabilitet sa
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Liz Truss.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Macron është shprehur është e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të gjente “stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ne duam, mbi të gjitha, stabilitet. Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg që largohet”, tha Macron pas mbërritjes së tij në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel.

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në detyrë.

Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.


Video