Liz Truss jep dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe

20 Tetor 2022, 14:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministrja Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. Truss, kryeministrja e tretë femër e Britanisë, nuk ishte në gjendje të shpëtonte postin e saj edhe pse hoqi dorë nga plani i saj ekonomik dhe zëvendësoi dy poste kyçe në kabinet gjatë javës së kaluar. 

Ajo tha se do të mbetej si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës, zgjedhjet për udhëheqjen e re do të mbahen brenda javës së ardhshme.

Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër, Truss pranoi se nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse humbi besimin e partisë së saj.

Unë fola me Mbretin dhe e njoftova se po jepja dorëheqjen”, tha ajo përpara rezidencës së saj në Downing Street. Dorëheqja e saj pas gjashtë javësh të trazuara në detyrë, duke e bërë atë një nga kryeministret me mandatin më të jetëshkurtër në historinë britanike.

Një ditë pasi ajo i tha Parlamentit se ishte një "luftëtare, jo një dorëheqëse", Truss u takua me kryetarin e  Komitetit të vitit 1922, Graham Brady, i cili e di saktësisht se sa ligjvënës konservatorë kanë lëshuar letra mosbesimi në udhëheqjen e saj.

Truss ka vetëm 44 ditë në detyrë duke qenë një ndër kryeministret më jetë shkurtër. Rekordi i mëparshëm për kryeministër me mandatin më të shkurtër ishte George Canning, i cili zgjati 119 ditë. Ai filloi më 12 prill 1827 dhe vdiq më 8 gusht 1827.

Ajo erdhi në detyrë me një vizion për një shtetet me taksa të ulëta. Por planet e saj, të cilat përfshinin miliarda shkurtime taksash të pafinancuara, ‘tronditën’ tregjet dhe bënë që paundi të binte. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u detyrua të hiqte dorë nga axhenda e saj dhe të shkarkonte ministrin e saj.

Video