Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse e njihni këtë person, na telefononi (FOTO)

19 October 2022, 18:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse e njihni
I shpalluri në kërkim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim dhe identifikimin e një personi që e ka shpallur në kërkim.

Ai dyshohet si autori i një grabitjeje që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

"Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192." thuhet në njoftimin e autoriteteve kosovare.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.



Video