
Ushtria izraelite thotë se ka sulmuar "një seri objektivash ushtarake" të grupit libanez Hezbollah në orët e fundit, në përgjigje të "gjuajtjes së raketave në territorin izraelit mbrëmë".
Objektivat e goditura përfshijnë komplekset ushtarake dhe infrastrukturën operative të përdorur nga grupi, thonë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
“IDF është gati për të gjithë skenarët në sektorë të ndryshëm dhe do të vazhdojë të veprojë për sigurinë e qytetarëve izraelitë”, thotë ushtria.
Hezbollahu është forca ushtarake më e fuqishme e Libanit dhe ka në dispozicion raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin thellë në territorin izraelit. Që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit dy javë më parë, ka pasur një rritje të vazhdueshme të tensioneve midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut.
Grupi, ashtu si Hamasi, konsiderohet një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore.